SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM- SA KM ËSHTË DERI TE SYRI I KALTËR? PËRGJIGJA: KURUM… (!)

Nga Sazan BRODANI

Nëse do të shkojë dikush sot të Parku natyror i Syrit të Kaltër,si një nga atraksionet më të mrekullueshme të natyrës në jug të Shqipërisë, do të konstatojë dy pamje:

PAMJA A-Rruga e dikurshme nga argjinatura e Liqenit deri të zona e Syrit të Kaltër, dikur e anatemuar me të drejtë nga publiku vendas dhe I huaj si “rruag e mundimeve”; sot, falë investimit më të fundit dhe vizionit te FSHZH , Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit dhe Adm.Zonave te Mbrojtura; është një befasi dhë te sjell pamjen e denjë si një rrugë drejt një oazi mahnitës,Rrugë e dedikuara vetëm për këmbësorët dhe ata që duan të udhëtojnë më biçikleta në korsinë e tyre të pëprcaktuar.

PAMJA B-ASNJË sinjalistikë në hyrje të Parkut për të treguar se paku, SA KM duhet të përshkosh me këmbë deri në destinacion!

Ecnim si këmbësorët e tjerë sot, shqiptarë dhe të huaj. Një grup të rinjsh nga Kosova ardhur për eskursion pyesnin njeri-tjetrin: SA KM ËSHTË DERI TE SYRI I KALTËR, MOR BURR’? S’PO LEXOJ KUND!

Tjetri me ironi: QE, KU E  KE, LEXON: “KURUM”!...

Po kështu edhe të huajt, italianë, gjermanë, serbë, etj., lexonin në krejt gjatësinë e argjinaturës apo urës, siç thirret rëndom në vend të një tabele sinjalistike, lexonin  me zë: KURUM, KURUM,. KURUM…..

Të shtyrë nga kjo dukuri, nisëm të numëronim tabelat që ishin vendosur nga të dy krahët e parmakëve metalikë të urës/argjinaturës ku niste kilometri 1, drejt Syrit të Kaltër.Në krejt gjatësinë, rreth 100 metra të ures, ishin salduar plot 134 tabela (67 nga krahu i majtë +67 nga i djathti) të bardha me fjalën KURUM, KURUM… Goxha reklamë!

KURUM, është emri i kompanisë turke që ka privatizuar HEC-in e Bistricës I cili punon me ujin e liqenit të Bistricës.

Publiku dhe turistët nuk kanë asgjë me KURUMIN! Kompaia është në çifligun e saj.

Publiku dhe turistët, shqiptarë nga të gjitha viset që flitete shqip ose të huajt, kërkojnë sinjalistikën turistike minimaliste.Nëse, kompania turke, ka investuar me kangjella  te reja hekuri për urën, është puna e saj. I lumtë!

POR, është puna e disa institucioneve shtëtëror sinjalistika e munguar e rrugës së bukur drejt Syrit të Kaltër! Ndër këto institucion le të permendim për shembull,

Admistratën e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Vlorë e cila e menaxhon këtë resurs ekoturistik, sot destinacioni turistik nr.2 pas Butrintit antik në jugperëndim të Shqipërisë; Është edhe puna e vet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe shumë pak,  /ose aspak/ puna e FSHZH ( Fondi Shqiptar i Zhvillimit) si investitor i rrugës./SARANDANEWS.AL///

error: