Ened BALLACI
U mbush qyteti me lypsa. ‘Janë dy-tre ‘bosa’ që kontrollojnë të gjithë lypsat.

Dukuria sociale ne Sarande, kur gjate sezonit turistik dhjetefishohet numri i lypsave qe mberrijne ketu, nga ane te ndryshme te vendit; nuk eshte ndonje ‘zbulim’qe u be per here te pare nga Keshilli Bashkiak i Sarandes.
Por artikulimi ne Keshill prej nje keshilltar aktiv si Sinan Ahmeti, tregon se edhe Keshilli i Bashkisë, ka ndjeshmerite e veta sociale pavarësisht se nuk ka ndonje zgjidhje me ‘shkopin magjik’.
Dukuria sociale e dyndjes drejt ‘Sarandes turistike’ e grupeve ekstremisht te varfera rome qe mberrijne ne Sarande, dhe ‘akomodohen’ neper lulishtet, parqet dhe se fundi edhe ne plazhet pubike, eshte shndërruar tashmë në nje ritual social dhe eshte nje nga pamjet reale te nje Shqiperie ‘qe nuk duam’ të jete e tille.

Sa per politikat sociale dhe bashkepunimin nderinsitucional, keto ne vendin tone qe ngriti dy dite me pare flamurin e BE-s ne oborrin e Kryeministrisë, njihen si slogane, vendosen neper studime si togfjalesha dhe shume-shumë, behen edhe rekomandime per zbutjen e varferisë.
Ndersa rituali i lypsave sipas metafores se Migjenit te madh, mbetet gjithsesi nje “bukuri që vret”./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit