Mbledhja e Këshillit Bashkiak e 31 gushtit mund të konsiderohet nga të pakta mbledhje të Këshillit Bashkiak, pa “ujë” të tepërt dhe ushtrime llafollogjie, ndryshe nga tradita shumëvjeçare e ketij organi të rëndësishëm vendimarrës.


Pavarësisht nga rendi i ditës i ngarkuar dhe me shumë problematika, u kuptua qartë se këtë herë komisionet e Këshillit kishin qenë në efiçencë. Duket se edhe koordinimi mes administratës, Kabinetit të Kryetarit dhe kryesisë së këtij këshilli i cili drejtohet nga juristi Asaf Stroka, ka qenë në ” kuota ” të një ritmi të duhur të të gjithë mbledhjes.
Në këtë mbledhje nuk ka munguar as debati këshilltar-kryetar Këshilli ku ka spikatur këshilltari i PD Shpëtim Ahmeti ne replika me kreun e këtij organi, Asaf Stroka.

Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku Oltion Çaçi, shefja e Kabinetit Eliana Shkurti si dhe të gjithë drejtorët e drejtorive të cilët u janë përgjigjur pyetjeve dhe replikave të imponuara nga këshilltarët, kryesisht nga ata të spektrit të djathtë.//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.