Nga Rina KOÇATI
Mund të ndonjë që në zemër të një qyteti tursitik si Saranda, të hasësh nje mjedis shërbimi brenda spitalit bashkiak “Petro Nako:” si në një fshat të Ruandës në Afrikë?


Kësaj pyetje, siç ndosh rëndom në Shqipërinë tonë të dashur, I jepen përgjigje sipas ‘kampeve’.

A. Simpatizantët e qeverisë do te thonë mënjëhrë: “MOS NA NXINI REALTETIN!”, mos mohoni investimet e pamohueshme që kanë ndodhur nga Rilindja nëpër pavione, në pajisje, etj, etj,.
B. Ata, që janë ‘velur; me qeverisjen qëndrore dhe atë lokale të Bashkisë; çdo gjë, çdo investim çdo pllakë e suva, e shikojë si korrupsion, si ’hajdutëri e ngritur në sistem’ dhe kanë të gati diçiturën: Ky vënd, kështu është bërë i gjithi nga jugu ne veri! Si në titullin e Vëzhgimit…!
…Për të bërë një analizë urine të orientojnë të përdorësh tualetin publik në katin e parë pranë recepsionit kryesor të spitalit.
Personi I rekomanduar kërkon diku, në korridorin e katit të parë pranë recepsionit, të gjeje objektin e shërbimit me emrinirn “Tualet Publik”. Në gjysnë errësire dhe të pandricuar futet I ziu qytetar, diku në korridor Janë dy hyrje : Djathtas: “Tualet Publik”. Para, 2,5 m nga Tualeti befasohet nga nje tjeter objekt ne funksion: “Guzhina”…!

I ngrati njeri, më në fund, hyn në mjedisin e errët të Tualetit. Askund ndriçim!

.Asnjë çelës drite nuk funksionon dhe asnjë llampë ndriçimi! Tre dyer janë të mbyllura sikur kanë vendosur arkivat sekrete tw spitalit dhe te vete shtetit te se drejtes….
Por ja, një derë është e hapur! Hap celularin ose ndez një çakmak dhe më në fund, kupton se është një Tualet!. Por nuk ka as çelës dhe as grep ta mbylle porten nga brenda….
Këtu duhet të hyje çdo njeri. i çdo moshe. Grua, burrë , vajzë, djalë, …!
Kur jane femra njera i thotë tjetres: “Hyr moj korbë se e ruaj une nga jashte!.
…Njelloj sikur të ishin diku ne pyll, midis cfakave ne rrugën Mesopotam- Muzine apo ne rrugen Kardhikaq-Delvine…
Një sugjerim i parë, do të ishte që përgjegjësit e institucionit, apo i pari nga aradha e administratorëve pas nr.1, të hyjnë në këtë ambient, vetë!. Pa ndriçim. Në rolin e një qytetari të thjeshtë ! Madje, pa celular dhe pa çakmak…


Vetem , pastaj, pas kesaj ‘guide’, të shkojnë e të vendosin të ndenjurat mbi kolltukun e zyrës dhe të hapin kondicionerin nga vapa e madhe e këtyre ditëve të qershorit!/sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren
“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma: Pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.