SARANDË/ Fiks si në foto. Shteti është krejt i pafuqishëm për të shmangur grumbullimet e pakontrolluara të qytetarëve në zyrat e pajisjes me karta ID dhe pasaporta biometrike.
Pamjet e skenave te tilla këto ditë në Sarandë, janë bërë mëse dramatike me rrezikun e shndërrimit në vatra kontaminimi me Covid-19.

Këto përqëndrime “no coment!” , një zot e di, por mund të jenë “bomba” me Covid-19 në Sarandë e cila ka qenë e përkëdhelura e fatit dhe kujdesit qytetar e zyrtar deri më sot, sa i përket përhapjes së infeksionit.
Përse ka kaq shumë grumbullime?Arsyet mund të jenë disa.

Por ato nuk e përjashtojnë nga përgjegjësia Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile . Vërtet që tenderin e ka fituar për këtë proces kompania spanjolle ALEAT.
Por “zot shtëpie” këtu vijon të jetë shteti shqiptar dhe respektivisht Zyrat përgjegjese të cilat nuk mund të bëjnë vetëm sehirxhiun.
Nga verifikimet në terren, mesohet se shumë prej të grmbulluarve për të marrë sa më shpejt kartën ID dhe pasaportën biometrike kanë paguar shumën 18.000 lekë. Që do të thotë: për tri ditë qytetari shqiptar merr shërbimin / dokumentin e kërkuar.
“Me kaq lekë -.tha nga grumbulli i “ radhës” një i ri nga Delvina,- pasaporta duhet të më vijë në shtëpi, ne Delvine, po jo të grumbullohemi këtu me rrezik jete nga Covid -19.”
Shumë të tjerë e kanë paguar kete shërbim dhe dokumenti nuk u jepet në zyrën e ALEAT pranë vendbanimit në bashkitë Delvinë, Finiq e Konispol por vetëm në Sarandë!…
Te tjere në radhë, janë ata që e kanë paguar shërbimin e përshpejtuar për tri ditë dhe i kanë xhiruar lekët ( plot 18.000 lekë,) ndryshe nga ata që për procedurë normale, duhet të presin dy javë dhe paguajnë 7500 lekë.
Arsyet e “mosarasyes” të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile mund të jenë shumë per te shmangur skena te tilla’ por njerëzit nuk ushqehen me bar…Dhe duan të dijnë: Kush përgjigjet për këto grumbullime dhe riskun qe bartin ato?
A kanë ndonjë fije përgjegjësie zyrat përkatëse të linjës në shtetin shqiptar, apo vetem kompania e huaj që përgjigjet për procesin e pajisjes me karta ID dhe pasaporta biometrike?
Dhe ne , vendasit, “lajmë duart” dhe jemi ne rregull me ligjin….! ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade