SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vitet e punës në ish-kooperativat bujqësore /Projektligji/ do të njihen për efekt pensioni

 Projektligji “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore” synon të njohë si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore, të periudhave të punësimit në ish-kooperativat bujqësore.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin që është depozituar në Kuvend, theksohet se me anë të këtij projektligji i jepet zgjidhje problematikës shumëvjeçare në lidhje me vjetërsinë pune pranë ish kooperativave bujqësore. Në shumë raste regjistrat e këtyre kooperativave janë dorëzuar të mangët ose nuk janë dorëzuar fare.

Një pjesë e këtyre regjistrave u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997 dhe për këtë shkak periudhat e vjetërsisë në punë pranë kooperativave bujqësore nuk u janë njohur anëtareve të këtyre kooperativave, në mënyrë që të vërtetojnë periudhën e vjetërsisë në punë.

Këta persona u janë drejtuar gjykatave. Ndjekja e procedurave gjyqësore ka patur dhe ka një kosto finaciare për këtë kategori, e cila është shlyer nga vetë personi ose nga vetë organet e sigurimeve shoqërore.

“Nëpërmjet këtij projektligji synohet njohja si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore nga mosha për pune e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore” shkruhet në relacionin e nismës.

Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivisht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie; nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë; ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ish-Kooperativa Bujqësore. ///

error: