SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vizita e Bill Clintonit në Shqipëri.  Rama tregon detaje.

Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga vizita që ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton do të zhvillojë në datën 3 korrik në Tiranë.

Do t’i bëjmë një mirëseardhje shqiptare, do t’i japim mundësinë të njohë pak nga Tirana. Do të kemi një event publik përpara Kryeministrisë në mbrëmjen e datës 3 në orën 19:00. Ai do të flasë do të mbajë një fjalë përpara qeverisë, pastaj do të dalë nga aty dhe do të kemi shumë të ftuar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se ardhja e ish-presidentit është mbajtur sekret vetëm për shkak të ndryshimit të agjendës së Bill Klinton.

Unë e kam ftuar presidentin Klinton prej disa kohësh, kjo është një vizitë e planifikuar dhe e parashikuar prej disa kohësh, të cilën e kemi mbajtur sekret vetëm për ndonjë arsye të ndonjë befasie që mund të ishte agjenda e Presidentit amerikan dhe takimi është një takim për ta bërë të mundur prezantimin me Shqipërinë të Presidentin Klinton”, tha Rama.///

error: