25/01/2021/ Nje aksident me pasoje vdekjen eshte shenuar ne mbremjen e sotme ne qytetin e Vlores.
Burime nga vendgjarja bene te ditur se aksidenti ka ndodhur ne rrugen qe lidh autostraden me rrugen Transballkanike. Mesohet se viktima eshte Nuri Malaj, 50 vjec, efektiv i policise.
Mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, kur mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Nuri Malaj.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M. Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Përplasje ka qenë e fortë, pasi siç duket edhe nga pamjet mjeti tip ‘Benz’ është shkatërruar plotësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e viktimës nga makina.
.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit