Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi 132 litra pesticide, të cilat nuk bënin pjesë në listën e atyre që janë të lejuara në vendin tonë.Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë referuar indicies së marrë nga Policia Kufitare, ka bllokuar 132 litra produkte të mbrojtjes së bimëve (Sunfire 240SC, Sedlene Fuerte), të cilat i përkisnin pasagjerit të linjës Vlorë-Brindisi me iniciale V.A, i cili u ndalua nga Policia kufitare.Këto produkte të cilat u tentuan të futen në vendin tonë, nuk bënin pjesë në listën e pesticideve të lejuara, të miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.Referuar shkeljeve të konstatuara çështja i kaloi për ndjekje të mëtejshme Krimit Ekonomik dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë shkelje ligjore me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cënojë sadopak sigurinë ushqimore///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit