SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vlorë/ Në mjediset e spitalit: Arrest shtëpie për 22 vjeçaren që u aksidentua dy ditë më parë

Në mjediset e spitalit të Vlorës eshte dhene masa “arrest shtëpie” per nje 22 vjeçare .

Burime nga Vlora bene te ditur se në mëngjesin e sotëm ne ambientet e spitalit te qyteti bregdetar eshte dhene me masa ‘arrest shtëpie’, për 22-vjeçaren Silvi Muha e  cila u aksidentua dy ditë më parë me shoqen e saj Anxhela Çapo, e cila mbeti e vdekur në vend.

Kujtojmë se fillimisht u raportua se Muha ishte pasagjere në makinën që doli nga rruga dhe viktima drejtuese por në fakt 22-vjeçarja kishte gënjyer.

Dy vajzat që kanë qenë duke udhëtuar me makinën tip Hyndai, me një shpejtësi tepër të madhe që i kalonte 150 km në orë në një kohë që në këtë autostradë limiti është 90 km/h.Në një video realizuar pak minuta para ngjarjes nga telefoni i të plagosurës Silvi Muho, duket që në timon ka qenë viktima Anxhela Çapo ndërsa pas aksidentit policia ka arrestuar të plagosurën. Videot kanë qenë në telefonin e Silvana Muhos, vajza e cila mbeti e plagosur në aksident.///

error: