SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vranësira paraditen e së dielës dhe reshje shiu e bore në mbrëmje

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore prej orëve të paradites deri në orët e pasdites vonë.

Pas orëve të pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit të ditës së hënë reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve, verilindje–lindje në lartësitë mbi 700-800 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore do të fitojë shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër7/13Diell re shi
Kukës2/10Diell re shi/borë
Lezhë7/15Diell re shi
Dibër3/10Diell re shi/borë
Durrës9/18Diell re shi
Tiranë11/18Diell re shi
Elbasan9/19Diell re shi
Berat7/19Diell re shi
Vlorë10/19Diell re shi
Korçë-1/10Diell re shi/borë
Gjirokastër4/15Diell re shi
Sarandë10/18Diell re shi
error: