SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vrasja e 32-vjeçarit nga Saranda, Ari Papa.Një emër i njohur i drejtësisë greke

Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni i policisë greke që zbardhi pas dy vite hetimesh bashkëpunëtorët në vrasjen e 32-vjeçarit nga Saranda, Ari Papa. Ky i fundit është një emër i njohur i drejtësisë greke, i përfshirë në disa ngjarje si trafik droge, grabitje dhe i dyshuar për vrasje.

Papa u ekzekutua teksa pinte kafe në një lokal në Sepolia të Athinës në 30 maj 2021, pasi më parë kishin dështuar tre atentate ndaj tij në vitet 2007, 2009, 2021. Në prangat e policisë ka përfunduar taksisti shqiptar i skeduar me tre emra, Xhulian, Ervin dhe Beniamin.

Në skedat e policisë greke ai ka edhe 3 mbiemra të ndryshëm dhe dy datëlindje, 1974 dhe 1997, ndërkohë që rezulton me precedent penal për trafik klandestinësh. Ndërkohë në pranga ka rënë shtetasi grek me iniciale S.F, 56 vjec.

Këta dy persona dyshohen se janë transportuesit e ekzekutorit kryesor, ende i paidentifikuar, por që ka dyshime se erdhi posaçërisht nga Tirana për të kryer vrasjen dhe është rikthyer sërish në Shqipëri. Sipas mediave greke menjëherë pas të shtënave, autori është arratisur në këmbë drejt rrugëve “Panourgias” dhe “Avlonos”, ku e priste bashkëpunëtori i tij me një taksi.

Mjeti ka lëvizur përballë rrugës nacionale “Athinë – Lamia”. Nga hetimet ka rezultuar se për ekzekutimin janë përdorur dy taksi. Ajo që i “tradhëtoi” organizatorët e vrasjes, përveç kamerave të sigurisë janë dhe celularët pasi kanë komunikuar me njëri-tjetrin teksa ndodheshin pranë vendit të sulmit.

Ari Kosta Papa, i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandës, nuk rezulton të ketë fotografi as në rregjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazëm”. Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal.

Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eleminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qellimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjecari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia..///

error: