Policia italiane ka arrestuar Gerti Selimajn, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 46-vjeçari Selimaj është prangosur në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi akuzohet si autor i vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.
Selimaj u përball me dy vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho fajtorë për sulmin ndaj një të afërmi të tij dhe, pas një përleshjeje, ai i qëlloi për vdekje të dy.
46-vjeçari ishte gjithashtu i njohur edhe për policinë italiane, pasi në vitin 2015 u arrestua në komunën e Martina Franca nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Së bashku me vëllain e tij ai goditi me thikë bashkëatdhetarin e tij, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja e 23 viteve më parë në Vlorë:
Më 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë.
Të dy vëllezërit e dërguan në spital të plagosurin, por akoma nuk dihet se si nisi ngjarja. Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja.
Ata janë përplasur në ambientet e spitalit dhe më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho. Selimaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.