SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zbardhet shkaku i vdekjes së papritur të Baba Hekuran Nikollarit

Në Teqenë e Alipostivanit kanë nisur homazhet për Baba Hekuran Nikollarin, i cili ndërroi jetë një natë më parë pak pas mesnate. Trupi i tij u transportua po mbrëmë drejt morgut të spitalit të Gjirokastrës ku gjatë paradites së sotme u krye edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Argjiroja.net mëson se nga të dhënat paraprake të ekspertizës dyshimet janë se vdekja është shkaktuar nga një arrest kardiak. Por ndërkohë grupi hetimor është duke pritur edhe përgjigjet e një analize gjaku që do të kryhet në Tiranë. Vdekjen nga shkaqet natyrale e përmendi edhe Policia e Shtetit në njoftimin e saj për media mesditën e sotme.

Kujtojmë që Baba Hekuran Nikollari kishte pasur edhe në të kaluarën probleme kardiake, madje i ishte nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Në momentet e fundit të jetës në teqenë ku shërbente prej vitesh, Baba Hekurani ishte shprehur se nuk po ndihej mirë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Pak çaste më vonë gjendja e tij u përkeqësua dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Homazhet publike do të vijojnë edhe përgjatë ditës së nesërme ndërsa varrimi do të bëhet ditën e enjte, ora 12:00 në Teqenë e Alipostivanit. Besimtarë të shumë nga qarku Gjirokastër dhe jo vetëm kanë nisur që sot të bëjnë homazhe për nder të tij. Prej mbrëmjes së djeshme i pranishëm në teqe është edhe kryegjyshi botëror, Baba Mondi.///

error: