SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zbulohen shkaqet e kancerit të mushkërive te joduhanpirësit

 – Duket se mutacionet që shkaktojnë kancerin e mushkërive te joduhanpirësit varen nga proceset natyrore brenda qelizave.

Zbulimi i tyre, rezultat i një kërkimi ndërkombëtar dhe i botuar në revistën “Nature Genetics”, shënon një hap të rëndësishëm përpara drejt terapive të personalizuara dhe diagnozave më të sakta në të ardhmen.

Nga më shumë se dy milionë njerëz të diagnostikuar me kancer të mushkërive çdo vit, shumica janë duhanpirës dhe vlerësohet se vetëm një pjesë e vogël, midis 10 për qind dhe 15 për qind, nuk kanë pirë kurrë duhan.

Është e mundur që disa persona të sëmuren nga ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë ose faktorë të tjerë mjedisorë, nga radoni te ndotësit, por mekanizmi që i sëmur joduhanpirës nuk është i njohur deri më tani.

Të dhënat e para vijnë nga një hulumtim i koordinuar dhe i bazuar në sekuencën e ADN-së së tumoreve të marra nga 232 pacientë, të cilët nuk kishin pirë duhan dhe me kancer të mushkërive, 75 për qind e të cilëve janë gra dhe me një moshë mesatare rreth 65 vjeç.

“Ajo që ne po shohim është se ka disa nëntipe të kancerit të mushkërive te joduhanpirësit që kanë karakteristika të dallueshme molekulare dhe procese evolucionare”, vërenn Teresa Landi, kreu i hulumtimit.

“Në të ardhmen, ne mund të jemi në gjendje të kemi trajtime të ndryshme bazuar në këto nëntipe”, shtoi ajo.

Për këto tre nëntipe, studiuesit janë frymëzuar nga muzika: i butë, gjysmë i fortë, i fortë.

Nëntipi i butë përbën grupin më të madh, që ka aq shumë mutacione, saqë është i vështirë për t’u trajtuar dhe në të cilin formimi i tumorit ndodh shumë ngadalë, gjatë një periudhe me vite. Nëntipi gjysmë i fortë ka mutacione në gjenin Egfr, zakonisht i ndryshuar në shumë forma të kancerit të mushkërive dhe çon në një zhvillim më të shpejtë të sëmundjes.

Së fundi, nëntipi i fortë buron nga një mekanizëm gjenetik më i ngjashëm me atë të parë në tumoret e duhanpirësve dhe zhvillohet me shpejtësi.

Duke u bazuar në këto dallime, tani është e mundur të kalibrohen diagnozat dhe terapitë.///

error: