SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zbulohet amaneti i fundit i Moikom Zeqos, homazhet shtyhen për në fundjavë

Ndarja nga jeta e shkrimtarit, akademikut dhe personazhit të njohur të kulturës Moikom Zeqo, shkaktoi hidhërim të madh.

Duke e ditur se sëmundja nga e cila vuante prej disa vitesh, leucemia akute, nuk i linte shpëtim, i ndjeri kishte lënë edhe amanetet e fundit.

Ai kishte kërkuar që të varrosej në Tiranë dhe kishte kërkuar që homazhet në nder të tij të mbaheshin tek Muzeu Historik.

Kjo pasi ky institucion u drejtua prej tij nga viti 1997 deri në vitin 2005.

Por homazhet mund të shtyhen për në fundjavë, kjo pasi i biri ndodhet në Amerikës.

Me vendim të familjes, Moikom Zeqo nuk do të përcillet në banesën e fundit, pa iu dhënë lamtumira nga djali dhe shtyrja e homazheve do të ndodhë, në pritje që i biri të ketë mundësi të vijë në Shqipëri.///

error: