SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja 35.99% deri në orën 18:00

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 35.99 %.

Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë raportuar 29 nga 36 qendra votimi në total.

KQZ bëri të ditur se deri në orën 18:00 kanë votuar 7116 nga 19 770 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Qytetarët e Himarës u janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë së Himarës.

Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Numri i zgjedhësve që janë ftuar të votojnë sot në Bashkinë Himarë është 23.074.

error: