-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për fletën e votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe të këshilltarëve bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 Majit.Në mbledhjen e sotme u miratua përmbajtja e fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Gjithashtu, miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak për 60 bashkitë e tjera.Sa i përket kandidatëve në fletë do të vendoset emri i kandidatëve, poshtë tyre emri i subjektit ku kandidojnë dhe bashkangjitur tyre logoja.
Në fletën e votimit, në krah të çdo partie politike është radhitur edhe emri i kryetarit të forcës politike.
Por në mbledhjen e KQZ-së, u debatua lidhur me mungesën e emrit të drejtuesit të koalicionit “Bashkë fitojmë”.Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa theksoi se kjo është cenim i dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe krijon konfuzion te zgjedhësit, ndërsa kërkoi sqarime se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”.
Ai deklaroi se ky është precedenti i parë në zgjedhjet që fleta e votimit del pa emrin e drejtuesit të koalicionit.
“Kjo nuk i shërben procesit zgjedhor por i vendos minat”, deklaroi Sefa.
Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Kaziaj e argumentoi kërkesën e tyre për të mos e pasur në fletën e votimit emrin e Ilir Metës se nuk ndikon pasi votohet programi.
Sipas tij, fleta e votimit i ka të gjitha elementët.“Nuk do të thotë që zgjedhjet i fiton kryetari partisë politike, por forca dhe programi që duhet të dalin në pah te votuesi, tha Kaziaj.Përfaqësuesi i PS-së, Eridjan Salianji deklaroi se “nëpërmjet kësaj flete po fshihet pas gishtit duke çuar votuesit në çadrën e Shtëpisë së Lirisë”.
Komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se principi kryesor në ligj është qartësia e votuesve për të bërë zgjedhjen e tyre.
“Ajo çka e bën legjitime kërkesën e çdo subjekti zgjedhor në lidhje me fletën e votimit është qartësia e të dhënave të tij ashtu siç duhet të jenë dhe të qarta për votuesit. Dhe e dyta nëse të dhënat e një subjekti tjetër janë të tilla që konfondojnë votuesit në lidhje me subjektin. Nuk ka asnjë urdhërim nga Kodi Zgjedhor të vendosjes së emrit të kryetarit të koalicionit”, tha Celibashi.
Sipas tij, në të kaluarën ka qenë marrëveshje dhe zgjedhje e vetë atyre.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.