Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 08:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 2.28%. Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë raportuar 23 nga 36 qendra votimi në total. Gjithses kanë votuar 372 nga 16 286 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Qytetarët e Himarës u janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë së Himarës. Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Numri i zgjedhësve që janë ftuar të votojnë sot në Bashkinë Himarë është 23.074.

ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit