SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zhupa: Kuvendi me korrupsion legjislativ, paradoks të flitet për antikorrupsionin

 Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha sot se Kuvendi nuk mund të miratojë një projektrezolutë antikorrupsion, ndërsa voton ligje me porosi dhe me prapavijë korruptive.

Në fjalën e saj, gjatë diskutimeve në Kuvend, për projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin, Zhupa u shpreh se një mazhorancë që korrupsionin e quan dardha e kumbulla s’mund ta ketë prioritet luftën ndaj tij.

“Të flasësh për korrupsion nga selia e këtij kuvendi, që është selia nga ku bëhet korrupsion legjislativ sipas raportit te Transparency International, është paradoks. Ju keni miratuar ligje me porosi, si ligji special për Teatrin, ligji për koncesionin e Butrintit, ligji Shalsi për pronat publike, ligji për mediat audiovizive, ligji për lojërat e fatit, ligji për lotarinë kombëtare, ligji për Akademinë e Shkencave, ligji për investimet strategjike, ligji për zonat e mbrojtura, ligjet për koncesionet dhe PPP-të. Mjafton të kujtojmë disa nga koncesionet tuaja me oferta të pakërkuara si autostradën Milot-Balldren, aeroportin e Vlorës, inceneratorët 400 milionë euro, apo koncesionet ne shëndetësi ku vetëm sterilizimi dhe check up janë 200 milionë euro. Keni të mbushur një sesion të tërë të burgut 313 me ish-zyrtarë të PS, ish-ministra dhe ish-deputetë. Me gjithë këto rekorde keni dhe guximin na flisni për antikorrupsion”, tha Zhupa.

“Shqiptarët janë populli më i vjedhur dhe i varfër në Europë, janë populli që nuk gëzojnë dot as minimumin jetik, janë populli që taksat e tyre iu shkojnë në xhepat e qeveritarëve. Dhe nuk kanë nevojë për rezolutë! Edhe nëse doni të bëni një akt kundër korrupsionit, të paktën hiqni dorë nga pagesat e inceneratorit që nuk ekziston. Nuk ka incenerator në Tiranë, merrni pagesat çojini te pensionet dhe ja e bëtë një akt kundër korrupsionit. Ndërsa rezolutat varini dhe mbaji në shtëpitë tuaja”, përfundoi Zhupa.///

error: