Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale Partia Demokratike rrëzoi sot kërkesën e kandidati për kryetarin e PD-së, Ibsen Elezi për shtyrjen e datës së zgjedhjes së kryetari, që është vendosur me 22 maj. Mbledhjet e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, u zhvillua sot në prezencë të përfaqësuesve të dy kandidatëve.
“Në mbledhje, përfaqësuesit e kandidatëve u njohën e Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike të miratuar, që do përbëjë dhe dokumentin bazë të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, degëve të Partisë Demokratike si dhe kandidatëve për Kryetar PD. Për herë të parë janë akomoduar të gjitha kërkesat e ardhura në Komision nga Kandidatët të cilëve ju është siguruar:ambient punë brenda selisë së Partisë Demokratike, si dhe në selitë e degëve nëse do e kenë të nevojshme;infrastruktura e nevojshme zgjedhore; akses në listën digjitale të databasës të anëtarësisë së Partisë Demokratike, (pasi të dy kandidatët kanë firmosur deklaratën që zotohen për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarësisë); akses në listën e kontakteve kryetarëve të të gjitha degëve të Partisë Demokratike”, thuhet në njoftim. KOKOE njofton se, vetëm Berisha ka paraqitur pranë Komisionit një kalendar takimesh në ditët në vijim; Komisioni kërkoi edhe një herë nga të dy përfaqësuesit të kandidatëve të paraqesin sa më parë një kalendar të plotë takimesh në mënyrë që të bëhen rakordimet dhe njoftimet e duhura në degët përkatëse.
“Në lidhje me kërkesën e paraqitur edhe mediatikisht ana e Ibsen Elezi, bëjmë me dijë që: Data e zgjedhjeve për Kryetar të PD është miratuar me Vendim Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PD datë 30 prill 2022. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës në PD. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurrim të lirë, garë të hapur e shanse të barabarta. Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin në 22 maj 2022”, njofton KOKOE.//atsh///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.