Vijon puna për shuarjen e zjarreve në zonën e Finiqit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata atje po shkon drejt normalizimit.
Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopterin e Forca Ajrore nga toka, ku morën pjesë 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull, 30 trupa të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe 3 zjarrfikëse, të ndihmuar nga 5 forca të pyjores dhe 40 forca vullnetare, zjarret janë vënë nën kontroll.

Aktualisht po vijon puna nga toka për të shuar çdo vatër që mund të riaktivizohet gjatë orëve në vijim në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë, ku dalëngadalë banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.
Ministria informon se kërkohet vigjilencë maksimale gjatë orëve në vijim, lidhur me ecurinë e aksionit për shuarjen e zjarrit./CNA///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit