SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zjarri në Ksamil, banorët iu bashkuan zjarrfikësve me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve 

Vatra e zjarrit në Ksamil vijon të jetë aktive prej disa orësh. Flakët janë përhapur, ndërsa forcat zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë me automjete për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve të aksesueshme deri në zonën e zjarrit.

Sipas informacioneve, vënia nën kontroll e flakëve po bëhet me mjete rrethanore. Banorët e zonës janë angazhuar gjithashtu në fikjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat e banuara.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë në çdo formë të mundshme për të përballuar situatën.

Video Player

error: