SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zonat e mbrojtura, shtëpia e një biodiversiteti të larmishëm

 Në të gjitha vendet e botës sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, thesarit të çmuar të zonave të mbrojtura.

Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të përkujtuar 22 majin e vitit 1992, kur u miratua teksti i Konventës së Biodiversitetit në të cilën edhe Shqipëria është palë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga pasuria e zonave të mbrojtura në vend.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit me këtë kolazh nga zonat tona të mbrojtura, të cilat janë shtëpia e çmuar e një biodiversiteti të larmishëm”, shkruan Kumbaro.

Me rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në Shqipëri synohet shtimi i listës së mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm më shumë elementë të diversitetit biologjik.

Zonat e Mbrojtura janë oaz i biodiversitetit në Shqipëri, tanimë me një sipërfaqe të shtuar në 21,5% të territorit të vendit

Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që bartin.

Zonat e mbrojtura në vend janë kthyer gjithashtu në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm.  Vetëm gjatë 2024 zonat e mbrojtura u vizituan nga 5,5 milionë vizitorë.(Klodi SARAÇINI_///

error: