Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ka ardhur sot pasdite në Tiranë dhe pritet që të enjten të marrë pjesë në 5-vjetorin e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK).
Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendësndihmëssekretarit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof bën vizitën e parë në Shqipëri.
Në media, raportohet se vizita e Kasanof në Shqipëri ka në axhendë pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5-vjetorin e SPAK, që mbahet të enjten në kryeqytet. Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë në aktivitet, si përfaqësues i SHBA.
Kasanof fillimisht, pas mbërritjes në Shqipëri, në vizitën e parë si zyrtar i lartë amerikan, si pasardhës i Gabriel Eksobar, u ndal në selinë e Delegacionit të Bashkimit Europian, ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato./Arbi FORTUZI///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror