Nga Eva XHAJANKA
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian dhe zv.presidente e KE-së, Kaja Kallas tha sot nga Tirana ku u nënshkrua marrëveshja e huas për financimin e ndërtimit të hekurudhës nga Porti i Durrësit drejt Rrogozhinës, pjesë e korridorit të 8-të, se projekti do të sjellë më shumë vende pune dhe tregti për Shqipërinë.
Në konferencën e përbashkët për mediet, me kryeministrin Edi Rama, sot në Tiranë, Kallas u shpreh se “nënshkrimi i marrëveshjes prej 90 milionë euro me BEI -n, për të rindërtuar hekurudhën ndërmjet Portit të Durrësit dhe Rrogozhinës si pjesë e korridorit të 8-të, është një projekt i rëndësishëm”. “Ky projekt do të sjellë më shumë vende pune të reja, më shumë tregti dhe do ta lidhë më shumë Shqipërinë me fqinjët e saj dhe BE-në”, tha ajo.
Gjithashtu, vijoj ajo, ky projekt, do të jetë edhe një korridor i duhur ndërmjet shteteve anëtare dhe NATO-s, sa i takon mobilitetit ushtarak në Europën Juglindore dhe kjo është shumë e rëndësishme për momentin në këtë mjedis kur flasim për situatën e sigurisë. Gjatë takimit, tha ajo “ne diskutuam edhe për situatën në rajon”.
“Unë i vlerësoj shumë këshillat dhe komentet tuaja për situatën në rajonin në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se ajo që është e rëndësishme në lidhje me Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri të plotë pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve”, u shpreh Kallas. “Do të shkoj pasdite në Bosnjë Hercegovinë dhe do të takohem me të gjitha palët atje që të qartësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të rikthehemi për takimin e komitetit europian politik”, u shpreh Kallas.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.