SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥𝐢 “𝐧𝐨𝐧 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐚” 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐲𝐫𝐚 𝐞 𝐭𝐢𝐣 . 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐊𝐢𝐦 𝐞 “𝐬𝐟𝐢𝐝𝐨𝐧” 𝐧𝐠𝐚 𝐓𝐫𝐨𝐩𝐨𝐣𝐚: 𝐍𝐝𝐢𝐡𝐞𝐦 𝐬𝐢 𝐧ë 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢𝐧ë 𝐭𝐢𝐦𝐞

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u rikthye në Tropojë këtë fundjavë për të festuar Ditën e Falenderimeve, një festë tradicionale amerikane, ku ndahen ushqime me familjarë e miq.Yuri Kim e njofton ndalesën në qytetin verior përmes një postimi në Instagram, ku thotë se ndihet si në shtëpinë e saj, duke pasur parasysh se edhe rrënjët e saj në Korenë e Jugut i ka nga një zonë malore.“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e Falënderimeve.

Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Ishte shumë bukur të përballeshe me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj.Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empowers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our World @glow_club_tropoje . SHBA është krenare që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe SHBA”, shkruan Kim.Mes rreshtave ajo ka dhe një mesazh të koduar që mesa duket e lidh me aktualitetin politik dhe vetë zotin Berisha.”Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”, shkruan ambasadorja e SHBA.///

error: