Të paktën 10 persona kanë rënë në pranga dhe 9 të tjerë jana shpallur në kërkim nga policia në Korfuz, pasi akuzohen se funksiononin si një organizatë kriminale për të trafikuar kokainë.
Drejtuesi i grupit kriminal dyshohet se ishin një shqiptar 38-vjeçar dhe një 45-vjeçare, ndaj të cilave është ngritur një kallëzim penal për krijimin, drejtimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e kokainës, raporton Protothema.
Për shkatërrimin e grupit kriminal operacioni i policisë zgjati për dy ditë, ndërsa policia vuri në pranga 5 shqiptarë dhe 5 grekë. Mes të arrestuarve është edhe një polic veteran, i cili u arrestua në vitin 2020 për grabitje. Me hetimin e tyre njëmujor dhe metodik, policia verifikoi plotësisht aktivitetin e spirales.
Të bashkëakuzuar, për pjesëmarrje në organizatën kriminale, janë edhe 9 anëtarë të tjerë, mes tyre 3 të burgosur me role të ndryshme në të, transportues, grumbullues, ndërsa në dosje janë përfshirë edhe 26 persona të tjerë, të cilët kanë blerë lëndë narkotike nga anëtarët e organizata. Drejtuesi me origjinë shqiptare ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës, organizimin e bërthamës drejtuese si dhe delegimin e veprimeve tek anëtarët e tjerë duke u dhënë atyre udhëzime për trafikun e drogës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI