Babai i Kodit Penal dhe Korifeu i Drejtësisë, Profesor Doktor Ismet Elezi ka festuar 106 vjetorin e lindjes, më 5 Prill, dhe kjo ditëlindje e ka gjetur me një dekoratë tjetër. Dijetari i shquar penalist i Shqipërisë është nderuar nga Kryesia e Veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ-it me titullin “Nderi i Organizatës”.
Dekoratën e ka ndarë vetë profesori në rrjetet sociale, teksa shpreh mirënjohjen për nderimin që i është bërë nga Komiteti i LANÇ, ndërsa shpreh keqardhjen që për shkak të vështirësive fizike, nuk ka mundur të jetë fizikisht në aktivitet.
“I nderuar për vlerësimin e bërë sot nga Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ-it. Një falënderim me mirënjohje për Komitetin, Forumin e Avokatëve për Drejtësi dhe Shoqatën e Penalistëve të Shqipërisë të cilët organizuan një takim me rastin e ditëlindjes sime.
Falënderoj për organizimin Av. Idajet Beqiri dhe të gjithë pjesëmarrësit e folësit në këtë aktivitet. Ju jam mirënjohës dhe ndihem i keqardhur që nuk munda të jem fizikisht me ju”, shkruan profesor Ismet Elezi, teksa ndan dekoratën e mëposhtme.
Në motivacion, thuhet se profesor Ismet Elezi është veteran i Luftës Nacionalçlirimtare dhe figurë e shquar e shkencës juridike shqiptare, ndërsa theksohet se në vitin 1942, ai ndërpreu studimet në Itali për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e atdheut.
“Pas saj iu përkushtua arsimit dhe shkencës, duke u bërë një nga penalistët dhe juristët e të drejtës administrative më të shquarit në vend dhe një edukator i papërsëritshëm i shumë brezave juristësh të vendit”, vijon ndër të tjera motivacioni.(
News.bomb.al)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI