Si sot, më 25 mars 1897, u botua në Bruksel numri i parë i revistës “Albania”. Kjo revistë ishte e përmuajshme politike, kulturore e letrare, që u themelua nga “enciklopedia shëtitëse”, Faik Konica.
Faqet e saj farkëtuan mendimin shqiptar në fushën e historisë, të letërsisë, të gjuhësisë, të folklorit etj. Në këtë tribunë mendimi, panë dritën e botimit shkrimet e elitës së Rilindjes Kombëtare, sikurse ishin: Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Andon Zako Çajupi, Hilë Mosi, Fan Noli etj.

“Albania” synonte që të arrinte zgjimin e ndjenjës kombëtare, emancipimin shoqëror dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Gjuhët e botimit të saj ishin shqipja, frëngjishtja dhe turqishtja. Revista u publikua deri në vitin 1909.
Revista “Albania” u shnëdrrua në një tribunë të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi pjesa më elitare e Rilindjes Kombëtare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI