Një 14-vjeçare shqiptare është shpallur e zhdukur në Greqi që prej datës 9 shtator.
Denoncimi për zhdukjen e të miturës është bërë nga babai i saj 47-vjeçar, në ishullin Kos ku familja shqiptare jetonte, i cili deklaroi se vajzën e ka parë për herë të fundit më 9 shtator 2022, rreth orës 07:00, kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar të punë.
Ai ka treguar se rreth orës 08:30 e ka kontaktuar në telefon dhe i ka thënë se do të shkonte në det me miqtë. Ndërsa rreth orës 15:30 babai e ka telefonuar në telefonin e një shoqes e të cilën vajza e tij ishte, duke i thënë që kthehej në banesë. Dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur më asnjë kontakt me vajzën.
Por në polici është dhënë edhe një dëshmi nga një 49-vjeçar shqiptar, i cili ka deklaruar se djali i tij 20-vjeçar ndodhet me të miturën 14-vjeç, por nuk i ka treguar se ku ndodheshin. Djali i tij i ka thënë se është me vajzën dhe ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk dëshiron që familja të ndërhyjë.
Nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari ka udhëtuar në orën 19:50 të datës 9 shtator 2022 nga Kos për në Pire, në orën 09:40 të datës 10 shtator 2022 me anijen “ARIADNI”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI