Kryeministri Edi Rama siguroi se, “brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve”.“140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë dozë vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre”, tha Rama.


Ndërsa ndau foto nga procesi i vaksinimit në Vlorë e Fier, Kryeministri tha se, “është fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut”./ata///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. 37 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, nata kur një qytet i ndarë rifitoi lirinë
ATHINË – Ulje emergjente e një avioni të linjës Izrael-SHBA
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!