SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pas me shume se nje viti, Kuvendi hap sërish dyert për gazetarët

Pas më shumë se një viti gazetarët do të rikthehen në Kuvend. Konferenca e kryetarëve ka vendosur që gazetarët do rikthehen në lozhat e sallës së seancës plenare.

Më 4 qershor 2020 gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë u njoftuan se Byroja e Kuvendit kishte vendosur të mbyllë aksesin e tyre nëpër mjediset e kryesisë së kuvendit.

Gazetarët dhe kameramanët u ndaluan të raportojnë duke e zëvendësuar me transmetimet e kontrolluara nga vetë kuvendi. Më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund të ndjekin komisionet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.///

error: