Kombëtarja shqiptare e futbollit është mposhtur 0-1 mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e zhvilluar ndaj Polonisë të vlefshme për grupin I të eliminatoreve të botërorit “Katar 2022”.
Nën një atmosferë elektrizuese të dhuruar nga 22 mijë tifoza kuqezinj Shqipëria nuk ka mundur të arrijë rezultat pozitiv.
Në pjesën e parë djemtë e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja megjithëse treguan superioritet në fushën e lojës nuk mundën të shënonin duke humbur raste me Manaj, Ozuni dhe Bare.
Në pjesën e dytë ka ardhur zhgënjimi për kuqezinjtë teksa në minutën e 78-të Polonia shënoi me anë të Swiderski, pas një gabimi të mbrojtjes kuqezi.
Pas këtij momenti ndeshja u ndërpre disa minuta pasi tifozët e zhgënjyer hodhën sende të forta në fushë.
Me rifillimin e lojës, Kombëtarja nuk mundi të kthejë dot rezultatin në minutat e mbetura megjithëse pati 2 raste me Armando Brojën.
Kjo humbje e zbret Shqipërinë të tretën në grupi I me 15 pikë. Ndërsa Polonia ngjitet në vendin e dytë me 17 pikë. Grupin e kryeson Anglia me 20 pikë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI