Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetases P. M., gjetën 11 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kjo shtetase nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 050 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 53 vjeçe, banuese në Memaliaj dhe D. B., 45 vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.///

ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri