Përkujtohet sot 26-vjetori i masakrës së Srebenicës, një ndër mizoritë më të mëdha të Europës pas Luftës së Dytë Botërore, kur forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem muslimanë në enklavën lindore boshnjake.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foton e një boshnjakeje që vajton në varreza humbjen e të afërmve. “11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebenicës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Kujtojmë që më herët pati një reagim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që u shpreh se kriminelët duhet të dënohen, ndërsa theksoi se është e pamendueshme që ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI