SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

277 kandidatë për 100 vende/ Soreca: Shkolla e Magjistraturës ka në duar të ardhmen e Reformës në Drejtësi

“Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë”, është shprehur sot kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

“Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë – të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne urojmë më të mirën për aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës”, ka theksuar Soreca.

“Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj – dhe  BE-në në krah”, ka shtuar Soreca.

“Shqipëria – ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presioni i mediave”, ka përfunduar ambasadori i BE-së./ata/

error: