Aeroporti ”Paris-Orly” rinisi sot punën me fluturimin e parë me destinacion Portugalinë, pas rreth tre muajve ndërprerje për shkak të bllokimit të transportit ajror si pasojë e pandemisë.
Një avion i kompanisë me kosto të ulët “Transavia” u ngrit në orën 06:25 duke shënuar rikthimin në qiell të fluturimeve tregtare të aeroportit në jug të Parisit, i cili ishte mbyllur më 31 mars në mbrëmje.
Për gati tre muaj, të gjitha fluturimet tregtare që niseshin nga kryeqyteti ishin rigrupuar në ”Paris-Charles de Gaulle”, aeroporti i parë parizian i vendosur në veri të qytetit, për të racionalizuar kostot e operimit.
Rifillimi i trafikut do të jetë shumë i ngadaltë.
Sot në Orli janë parashikuar rreth 70 avionë nga një mesatare prej 600 në kohë normale.
Rreth 8 000 pasagjerë priten sot, më pak se 10% e trafikut të zakonshëm prej 90 000 pasagjerësh në ditë mesatarisht në këtë aeropor///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI