SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

28 Nëntori festohet në Athinë, shqiptarët ia marrin valles në sheshin ‘Sintagma’ para parlamentit

Qindra shqiptarë kanë dalë në sheshin “Sindagma” të Athinës për të festuar festën kombëtare të 28 Nëntorit.
Ata ia kanë marrë valles, ndërsa mbajnë në duar flamujt kuqezi. Shqiptarët në të gjithë botën festuan ngritjen e flamurit në Vlorë.
28 Nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.///
error: