SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

30 vjet nga masakra e Peshkëpisë, vëllai i një prej dëshmorëve: I përfshirë edhe Fredi Beleri! Duam drejtësi.

Nga Pirro NASE

Janë mbushur 30 vjet nga Masakra e Peshkëpisë ku u vranë në kufi ushtari Arsen Gjini dhe oficeri Fatmir Shehu nga një organizatë kriminale greke. Me dhjetëra pjestarë të shoqatave atdhetaro-patriotike përkujtuan këtë ngjarjeje dhe njëkohësisht përuruan memorialin pranë godinës ku ka qenë Posta Kufitare.

“Sot për herë të parë janë dëshmi në Report TV, dy ushtarët protagonist të ngjarjes. Ata dëshmojnë se çfarë ndodhi atë ditë. Armend Cjapi i cili ka qenë dëshmitar okular i asaj ngjarjeje bën fajtor Fredi Belerin ndaj të cilit nuk ka kursyer akuzat.

Banda greke erdhi prej 7 vetash na sulmoi, vrau shokët tanë dhe na tha që ky vend është Vorio Epir që në 1914. Ne ishim pa armë, ata e dinin sekretin tonë që ishim pa armë. Vrasin ushtar Arsen Gjinin. Komandat Fatmiri u tha nuk keni punë me ushtarët, dhe ata e qëllojnë pabesisht nga mbrapa. kur pas një viti Fredi Belerit iu gjetën armët, pse drejtësia hesht akoma, çfarë faktesh do më, si kandidoi për kryetar bashkie?

Ndërsa ish-ushtari Pajtim Vrapi hedh dyshime për rrjedhjen e informacioneve në favor të grupit  të armatosur grek pasi këta të fundit kishin dijeni se në çfarë gjendje gatishmërie ishte skuadra kufitare. “Nga e dinin banda greke që ushtarët do shpërndaheshin nëpër pika. I bëj thirrje shtetit ta hetojnë, këtu ka dorë shteti. Unë atë ditë kam qenë me leje që ma dha komandanti Fatmir Shehu.”

Fiqiri Shehu vëllai i oficerit të vrarë Fatmir Shehu, kërkon zbardhjen e kësaj ngjarje dhe vënien para drejtësisë së autorëve. “Kërkoj që të dalë e drejta, thonë që e ka vrarë Fredi Beleri me një grup grekësh. Dosja e ngjarjes së Peshkëpisë ka ndryshuar 20 hetues, është zvarritur ndoshta e ka greku në dorë.”

Në 30 vjetorin e përkujtimit të kësaj ngjarje tragjike nuk janë kursyer thirrjet në kor për burg dhe ndëshkimin e Fredi Belerit me pretendimin se ai ka qenë autori kryesor i masakrës së Peshkëpisë. Asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare apo të autoriteteve vendore nuk kanë qëenë të pranishëm në ceremoninë përkujtiore. Kujtojmë se në orën 02.30 të datës 10 prill 1994, organizata terroriste greke MAVI  (Fronti për Çlirimin e Vorio–Epirit) sulmoi në befasi Postën Kufitare të Peshkëpisë, në Gjirokastër. Si pasojë e sulmit të armatosur u vranë kapiteni i parë Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, të shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’. Të plagosur mbeten ushtarët e tjerë Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi.///

error: