PËR HERË TË PARË NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR!
-Muzeu Historik Kombëtar ka sjellë portretet e 40 firmëtarëve të shtetit shqiptar në një ekspozitë me titull “Etërit e Pavarësisë”, me rastin e festive kombëtare të nëntorit.
Në ekspozitë nuk munguan as arti fakte të Muzeut Historik Kombëtar që flasin për procesin e shtetformimit.
Nisur nga fakti se një prej firmëtarëve ishte gjyshi i tij, piktori Arben Morina dëshiron që të gjithë të mund të mësojnë më shumë rreth historisë së vendit.
Arben Morina: Duam t’i japim një dimension tjetër këtij momenti. Njerëzit kanë nevojë për shpresë, njerëzit kanë nevojë për bukuri, kanë nevojë ti prekësh kordat e ndjeshmërisë.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi tha se pavarësisht pandemisë për Festat e Nëntorit nuk mund të mungojnë organizime të tilla.
Dorian Koçi: Në mesazhin e këtyre 40 etërve, do ti quaja të kombit shqiptar, pikërisht ka ekzistuar ky mesazh. Shqipëria do të bëhet, lum kush të rrojë do ta gëzojë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të paktën dhjetë ditë.///konica.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI