Ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi deputeti i PD-së Lulzim Basha, kujtoi 50-vjetorin e revoltës së të burgosurve politikë në burgun e Spaçit, më 21 maj 1973.
Në një postim në rrjete sociale, Basha e konsideron revoltën e Spaçit si lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri.
“Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi. Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe. Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë”, shkruan Basha.
50 vite më parë të burgosurit politikë ngritën flamurin pa yllin komunist në burgun e Spaçit.
Shumë vite më vonë, me shtimin e kampeve dhe burgjeve në Shqipëri, terrori i regjimit komunist ishte dhe më i madh, si jashtë, por më i tmerrshëm brenda burgjeve, por nuk kishte ndodhur që të kishte revolta të organizuara kundër pushtetit, deri kur më 21 maj 1973, revoltohen të burgosurit politikë të Spaçit dhe 11 vite më vonë, po në maj, në të njëjtën datë në Qafë-Bari.
Më 21 maj të këtij viti, shënohet 50-vjetori i revoltës antikomuniste të të burgosurve politikë në burgun famëkeq të Spaçit, ku u ekzekutuan Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.