– Në orët e mbrëmjes të së shtunës nga efektivët e policisë së OPKE-së, në zonën e Kardicës janë arrestuar 5 shtetas për shkelje të ligjit zgjedhor.
Bëhet fjalë për tre bashkëpunëtorë të kandidatit për deputet të SYRIZA-s, Georgios Vaiopoulos dhe dy romë.
Në mënyrë të veçantë, gjatë kontrollit, brenda një automjeti në pronësi të njërit prej të arrestuarve u gjetën 197 letërnjoftime, pasaportë, 2 fotokopje karta identiteti si dhe një çantë me 114 zarfe të mbyllura, ku secili përmbante kartën e kandidatit për deputet dhe pesë fletë votimi, me emrin e kandidatit tashmë të shënuar.
Në të njëjtën kohë, dy prej të arrestuarve iu gjetën gjithsej 6060 euro.
Nga ana e Departamentit të Sigurimit të Kardicës, që po kryen hetimet paraprake përkatëse, janë sekuestruar të gjitha sendet e gjetura më sipër, pasi nga hetimet janë zbuluar prova të afrimit të zgjedhësve brenda kampit të romëve, për të votuar kundrejt një shume parash kandidatin për deputet.
Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria e Kardicës.///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos