SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SOFT NEWS – Kopshti zoologjik i Berlinit në ”zi” për Ingon, flamingon 75-vjeçar!

– Ingo, flamingoja që besohet të jetë ”banori” më i moshuar  i zooparkut të Berlinit, ka ngordhur, njoftoi institucioni. ”Flamingoja Ingo ngordhi në moshën 75-vjeçare. Flamingoja rozë kishte jetuar në Berlin që nga viti 1955 dhe është me të vërtetë një legjendë!”, njoftoi kopshti zoologjik.

Shumë njerëz u pikëlluan nga lajmi në Instagram dhe postuan buzëqeshje dhe mesazhe ngushëllimi nën postimin e kopshtit zoologjik.Një mbishkrim në një unazë rreth këmbës së Ingos, i zbuluar disa vite më parë, tregon se zogu kishte lindur në Kajro më 23 qershor 1948.Kjo do ta bënte Ingon më të vjetër se një gorilla në kopshtin zoologjik, Fatou, i cili lindi në vitin 1957.

Flamingot jetojnë mesatarisht rreth 30 vjeç në natyrë.Sipas kopshtit zoologjik, ai ishte i pari në Gjermani që rriti flamingot kilian dhe rozë nga fillimi i viteve 1960. ”Ingo ndoshta ka pasur edhe pasardhës”, tha kopshti zoologjik, por nuk u mbajtën të dhëna për ta konfirmuar këtë./DPA///

error: