Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria pas rritjes së një viti më parë, do të vijojë të rrisë pagat edhe këtë vit për administratën publike.
Në konferencën për energjizimin e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizimit e performancës duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin, Kryeministri Rama tha se janë shumë aspekte që duhet me patjetër të bëhen bashkë për të garantuar mirëqenien e administratës në mënyrë që çdo punonjës në administratë të jetë i gjithi i motivuar për të bërë si duhet punën e vet.
“Ne kemi barrën e madhe që duke qenë në drejtim, t’i përkushtohemi shumë më tepër sot mirëqenies dhe gjendjes shpirtërore të administratës. Ne i kemi rritur dhe do t’i rrisim prapë pagat këtë vit. Nuk janë vetëm pagat, por janë shumë aspekte të tjera që duhet me patjetër të bëhen bashkë për të garantuar këtë mirëqenie, që administrata dhe çdo punonjës në administratë të jetë i gjithi i motivuar për të bërë si duhet punën e vet”, u shpreh Rama.
Rama theksoi se Shqipëria mund të mbështetet të administrata publike dhe se Shqipëria mund t’ia dalë objektivit të anëtarësimit më shpejt se të gjithë të tjerët, falë kësaj administrate.
“Fakti që procesi i radiografimit të thellë të Shqipërisë, përmes 777 prezantimesh të të gjithë organizmit të sistemit shtetëror shqiptar në Bruksel, përfundoi me shpejtësi, me cilësi dhe me aq shumë habi në Bruksel për performancën e skuadrës kombëtare shqiptare, është siguria më e madhe dhe fakti më i pakontestueshëm se ne sot i kemi të gjitha arsyet për të besuar që Shqipëria mund të mbështetet të kjo administratë dhe se Shqipëria mund t’ia dalë objektivit të anëtarësimit, më shpejt se të gjithë të tjerët dhe ajo, në radhë të parë falë kësaj administrate”, deklaroi Rama.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore