Qyteti muze i Gjirokastrës po njeh çdo ditë rritje të numrit të vizitorë vendas e të huaj në muzetë, shtëpitë karakteristike të qytetit, pasuri e UNESCO-s, e sidomos në kalanë e tij. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër njofton se vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës, e cila shënoi një numër të lartë vizitorësh për periudhën 1 mars – 31 mars 2024.
Sipas të dhënave që vijnë nga DRTK Gjirokastër, vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1 mars – 31 mars 2024 kanë ardhur duke u rritur, krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara.
Gjatë kësaj periudhe kalaja u vizitua nga gjithsej 5656 vizitorë, ose 2186 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2023, si dhe rritje me 3825 më shumë se gjatë vitit 2022.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade