-Këtë vit Shqipërinë e vizituan 46,8% më shumë turistë të huaj se një vit më parë, duke arritur në total në 7,1 milionë vizitorë.
Ndërsa ndau statistikat, Kryeministri Edi Rama u shpreh se lajme të mira vijnë edhe për muajin nëntor të këtij viti në turizëm.
“Statistikat tregojnë për shtimin e vizitorëve të huaj +46,8% krahasuar me një vit më parë, e në total 7,1 milionë nga janari në nëntor, rekord i të gjithë viteve”, tha ai.
Në nëntor të vitit 2021 Shqipërinë e vizituan 244 061 vizitorë të huaj ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2022 vendin e vizituan 358 350 vizitorë të huaj.
Ndërsa për periudhën janar-nëntor 2021 vendin e vizituan 5 421 240 vizitorë të huaj, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2022 vendin e vizituan 7 152 242 vizitorë të huaj, ose 31,9% vizitorë më shumë se një vit më parë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI