– “Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit, le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa”, thekson Kreu i PD, Lulzim Basha në përkujtim të Lëvizjes Studentore të 30 viteve më parë.
Basha shprehet se “’E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimi”
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa! 30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan. Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa”, thekson kreu i PD, Basha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI