Nga Pirro NAÇI
7 Prill 1939- 7 Prill 2024… Ndoshta kane kaluar 85-te vjet nga pushtimi Italian por gjurmet nuk jane shuar akoma.
… Një djalë po “luante” me DRON në anë të detit. I kërkova një foto mbi vaporin e mbytur Italian ne gjirin e Sarandes…Nje foto shume domethenëse për 7 Prillin .
Bashkimi Europian pothuajse 10-12 vjet më parë orientonte dhe kishte fonde të veçanta për heqjen e objekteve të tilla të luftës së dytë Botërore të rëna në zonat apo qytetet turistike të europës…BE-ja nëpërmjet strategjisë ( I C Z M- integrated coastal management ) i kushtoi një rëndësi të veçantë praktikave që zbatohen për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave bregdetare. Shumë vende u përfshinë në këtë program. Madje edhe Turqia. Ajo e përdori më shumë ndoshta për reklamë!
Me një letër drejtuar një dekate më pare, Bashkisë Sarandë dhe Ambasadorit Italian në Tiranë, e Qeverisë së tij, kërkoja bashkëpunim dhe mirëkuptim për heqjen e këtij objekti nga gjiri i Sarandës . Kjo kërkesë ju drejtua më 2014-tën edhe z/v Presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani, Ministri i sotëm i Punëve të Jashtëme të Italisë…
Deri më sot vapori nuk ka ‘’lëvizur’’… Komunikova edhe me Deputetin e Sarandës pak kohë më vonë. Ai bazohej në një ‘’ ide’’ të Auron Tares për zhvillimin e turizmit nënujor… Ide dhe fjalë të bukura qe shumë shpejt i mori era… E vεtmja shpresë është ‘’fashistja’’ Meloni me ‘’nostalgjitë’’ e saj…
Mënyra e ‘’kujtimit’’ dhe e ‘’interpretimit’’ të së kaluarës në Itali, këto kohët e fundit, ndoshta janë një ‘’shpresë’’ edhe për vaporin e mbytur në gjirin e Sarandës …Vapori i mbytur Italian i Luftës së Dytë Botërore është një pengesë për zhvillimin e turizmit , kruazierës , ekologjisë detare etj etj…Këtë në rradhe të pare duhet ta kuptojë dhe të ndërgjegjësohen drejtuesit e pushtetit vendor…
Se nuk flas për qeverisjen qëndrore …ata i bëjnë punët tak fak…si me… Gjadrin. Ftoni të paktën Melonin këtë verë në ‘’Porto Eda’’…Kushedi ç’bën nostalgjia!!! Edhe ”Ajius Saranta” ta themi prap ”brenda” jemi… Ata të 40-të romakët që nuk ndërruan fenë ishin ushtarë të Perandorit Licinius…//(SarandaNews.al///

ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll