POLICIA E SHTETIT
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale dhe me ato të qarkullimit rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Matt”.
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Th. B., 50 vjeç, banues në fshatin Shënvasi, Sarandë dhe F. D., 31 vjeç, banues në Konispol.
Në automjetin tip “Jaguar” që drejtonte 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa. Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin. Gjithashtu, u kap shtetasi F. D. që lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
Video Player
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI